Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Darren Carter
Foto: Arkiva personale

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa fati e çoi në Bullgari. Këtu, Darreni më në fund ankoroi. Tani 50-vjeçari britanik është pronar i lumtur i një shtëpie në fshatin Dollna Lipnica të Veliko Tërnovos. Ai u integrua shpejt në komunitetin lokal dhe tashmë e quan Bullgarinë shtëpinë e tij të re.

Ish-ushtari është aq i magjepsur nga jeta e tij në vendin tonë, sa fillon të shkruajë poezi. Në rrjetet sociale ai publikon komentet e tij entuziaste për Bullgarinë, natyrën dhe historinë e saj të bukur, duke i thurur në rima. Ai nuk e fsheh se për këtë qëllim ndonjëherë i drejtohet inteligjencës artificiale, por është kategorik se çdo varg, çdo strofë buron nga shpirti i tij. Dhe ato tingëllojnë kështu:

Në krahët e Bullgarisë, ku malet puthin qiellin,

Agimi zgjohet butësisht, ndërsa nata psherëtin,

Një paletë pastelësh, në nuancat rozë dhe ar,

shpaloset nëpër qiej, një spektakël për t’u parë.

-------------------------------------

In Bulgaria's embrace, where the mountains kiss the sky,

The dawn awakens softly, as night begins to sigh,

A palette of pastels, in hues of pink and gold,

Unfurl across the heavens, a sight to behold.

Emenski Kanion (Veliko Tërnovo)

"Në përgjithësi, unë jam i vëmendshëm, miqtë e mi thonë se jam një person thellë. Ndërsa në Bullgari, çdo ditë më sjell diçka ndryshe dhe të bukur në sytë e mi. Dhe kjo më ngroh zemrën! Unë mirëpres çdo ditë me emocion. Dhe ndërsa ndaj në rrjetet sociale se si po shkojnë gjërat me shtëpinë time, të cilën po e rinovoj vetë, doja që njerëzit të kuptojnë se çfarë në të vërtetë simbolizon ky vend për mua, që mund ta quaj shtëpinë time të re. Çdo fjalë që përdor për të përshkruar Bullgarinë buron nga thellësia e shpirtit tim. Edhe unë fillova t’i thur këto fjalë dhe emocionet e mia në poezi në mënyrë që të arrijnë më lehtë tek njerëzit..."

Darren pranon se ai nuk është një person që i kushton rëndësi gjërave materiale dhe nuk i pëlqen përdishmëria. Pasi u lirua nga ushtria, ai vendosi se nuk donte të bënte një jetë të përditshme prej pensionisti në atdheun e tij. Dhe Mbretëria e Bashkuar, sipas tij, është kthyer në një shoqëri konsumatore, ku gjithçka është kthyer në punë dhe para, ku nuk të del kurrë koha për të shijuar plotësisht jetën. Kjo është një nga arsyet pse ish-ushtaraku zgjodhi fshatin bullgar. Ai u vendos në Dollna Lipnica vjeshtën e kaluar. Pensioni nga Marina Mbretërore i lejon atij të jetojë rehat në vendin tonë.
Dollna Lipnica
"Dimrin e kalova në Bullgari me vizën time turistike. Dhe përjetova dimrin bullgar me ndërprerjet periodike të energjisë elektrike, me sigurimin e ngrohjes, me pamjet e bukura dhe shëtitjet në natyrë - të gjitha gjërat që më jepnin vërtet kënaqësi. Ishte bukur t'i kthehesha mënyrës më të egër të jetës, të mbledh dhe të pres dru për zjarrin, të përgatis ushqimin, të komunikoj me familjet bullgare, të ndajmë ushqimin së bashku, etj. E shijoja pranverën që vinte dhe shikoja se si ndryshonte natyra para syve të mi. Gjatë gjithë kohës kam punuar në pronën time, të cilën jam duke e rinovuar vetë. Në Dollna Lipnica ka një komunitet të vogël britanikësh. Ata më ndihmojnë duke më dhënë këshilla, jam afruar edhe me bullgarët vendas që gjithashtu më japin një dorë kur kam nevojë."

Por viza turistike e Darrenit skadoi dhe ai duhej të kthehej menjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë britaniku mezi pret rinovimin e saj për t'u rikthyer në vjeshtë për një periudhë më të gjatë derisa të marrë një leje qëndrimi të përhershme në vendin tonë.

"Këtu mund të shijoj heshtjen nëpër fshatra dhe provincë - të jetoj një jetë të qetë! Një nga gjërat që më pëlqen te bullgarët është se ata janë njerëz jashtëzakonisht krijues. Për shembull, ata nuk i hedhin gjërat e panevojshme, por i riparojnë. Dhe unë preferoj jetën më primitive të fshatit bullgar sesa jetën e një pensionisti të zakonshëm në Britaninë e Madhe”, përfundon Darren Carter, një ish-ushtar i Marinës Mbretërore Britanike.

Lexoni më tepër:

Foto: arkiva personale, Facebook /Yani Lakov, dolnalipnitsa.eu
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zdravka Jordanova

Legjenda e kanotazhit Zdravka Jordanova për medaljen e artë olimpike në Montreal: Mbretëresha e Anglisë qëndroi drejt dhe duartrokiti ekipin bullgar

Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..

botuar më 24-07-31 7.05.PD

Denica Gruber dhe jeta e saj kushtuar ilustrimit në Gjermani

Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..

botuar më 24-07-19 7.30.PD
Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD