Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gallup: 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ri, dy të tjerë janë të mundshëm

Foto: gallup-international.bg

Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin në fillim të tetorit dhe do të përmbusheshin deklaratat e të anketuarve, forca e parë politike me 25.7% të votave do të ishte koalicioni GERB-SDS. Kjo është sipas një sondazhi të Agjencisë “Gallup International Balkan”, të kryer nga data 28 shtator deri më 6 tetor 2024 me 806 persona me metodën “ballë për ballë” me tableta dhe të porositur, kryer dhe financuar nga agjencia e sondazheve.  Mostra është përfaqësuese e popullsisë së rritur të vendit. Vendin e dytë e zë PP-DB para “Vëzrazhdane” – përkatësisht 16.6% kundrejt 15.4%. Në këtë fazë është e vështirë të përcaktohet se kush do të renditet në vendin e dytë dhe të tretë, pasi nuk përjashtohen zhvillime befasuese, saktësojnë sociologët. Aleanca për të Drejta dhe Liri mbeti në 8.3%. DPS-Fillimi i ri arrin mbështetjen prej 6.9%. BSP-E majta e Bashkuar do të kishte 7.1%, dhe ITN - 6.3%. Me mundësi të mira janë MEÇ me 3.7%, dhe “Veliçie”, që në fillim të tetorit janë me 3.2%. “Bullgaria Blu” është në nivelin 1.1%. Kuotat e mbetura shpërndahen midis formacioneve me mbështetje të deklaruar nën 1%.

Sipas deklaratave të të anketuarve, pjesëmarrja pritet të jetë 30.5%, ose rreth 2 milionë vota. 3.1% e të gjithë votuesve pritet të votojnë “Unë nuk mbështes askënd”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD