“Thirrjet për pezullimin e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative dhe kryeprokurorit janë thirrje që Këshilli i Lartë Gjyqësor të shkelë Kushtetutën, gjë e cila është e papranueshme”, thuhet në komunikatën me të cilën Këshilli i Lartë Gjyqësor iu përgjigj mospajtim që organi të procedojë me zgjedhjen e kryeprokurorit dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë. Magjistratët deklarojnë gjithashtu se dështimi i reformës në drejtësi, nuk mund t'i atribuohet Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ata apelojnë që institucionet të mos i kalojnë kufijtë e kompetencave të tyre, duke theksuar se “ky është një bumerang për të gjithë ne”. Ndërkaq, afati për nominime për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative fillon javën e ardhshme, pasi që në fund të nëntorit të këtij viti skadon mandati i kryetarit aktual, Georgi Çollakov. Kundër vazhdimit të procedurës u shpallën tre nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..