Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë organizatorët nga një kompani produksioni në Varna. Formati muzikor rikthehet me mirësjelljen e Niki Aprillov, prezantues i gjatë, regjisor dhe krijues i transmetimit televiziv për fëmijë "Si Luanët". Edicioni i parë i tij ishte në vitin 1991 dhe me kalimin e viteve zbuloi shumë talente në moshën më të butë - nga 6 deri në 10 vjeç.
Me një pauzë të shkurtër, konkursi zgjati deri në vitin 2008 dhe ishte fillimi i rrugës krijuese të emrave të njohur të muzikës dhe estradës bullgare, si Krisko, Vasill Vasilev (Zueka), këngëtarja popullore Maria, Kamen Vodeniçarov, etj. Kënga emblematike e transmetimit është “Si Luanët”, interpretuar nga Dejan Nedellçev
Tani shfaqja rikthehet, dhe mosha e pjesëmarrësve po zgjerohet - nga 6 deri në 18 vjeç. Parashikohen shumë çmime edhe nxitëse, si dhe një koncert gala për fituesit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..