Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell", e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov, i cili e përfaqësoi Bullgarinë në Eurovizion në 2017, dhe me producentin muzikor Dexter.
“Kjo këngë flet për betejën në zemrën e çdo njeriu. A do ta lejoj që dashuria të rrëzojë mekanizmat e mia mbrojtëse dhe sa? "I butë" është një shpjegim në dashuri”, thotë Miro.
Videoklipi zyrtar është një ide e Pllamen Petrov dhe është frymëzuar nga kultura dhe arti japonez. Në të merr pjesë kampionja olimpike e gjimnastikës ritmike Stefani Kirjakova.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA