Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë që të ndërpritet procedura e hapur për zgjedhjen e tij para formimit të Këshillit të ri të Lartë Gjyqësor. Sipas tyre, këto zgjedhje do të ishin jolegjitime, pasi afati i Këshillit të Lartë Gjyqësor aktual është me afat të skaduar.
“Në ditën e fundit për nominime - më 11 tetor 2024, u propozua një kandidaturë e vetme për Prokuror të ri të Përgjithshëm - ajo e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov. Nominimi i një kandidature që nuk gëzon autoritet të padiskutueshëm profesional dhe besim në shoqëri, krijon ndjesinë e një zgjedhjeje të padrejtë”, shprehen avokatët në një adresë të publikuar në faqen e Odës së Avokatëve të Sofjes.Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..