Nuk ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet e njerëzve në fund të fushatës zgjedhore në krahasim me fillimin. Këto janë rezultatet e një sondazhi sociologjik të “Trend”, të porositur nga “24 Çasa”, në periudhën 16-22 tetor 2024 përmes një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar “ballë për ballë” me një tabletë mes 1002 të rriturve.
Sipas të dhënave të “Trend”, në Asamblenë e 51-të Kombëtare do të marrin pjesë shtatë formacione me përfaqësim të sigurt parlamentar, dy të tjera kanë mundësi për të kaluar barrierën.
Në renditjen e agjencisë GERB-SDS është sërish në vendin e parë me mbështetjen e 24,9 për qind të votuesve. Në vend të dytë renditen “Vëzrazhdane” - me 15,2 për qind, e ndjekur nga "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - me 14,8. Pas tyre janë “Aleanca për të Drejta dhe Liri” me 7,8 për qind, “DPS-Fillimi i Ri” me 7 për qind, “Ka një popull të tillë” (ITN) me 6,6 për qind dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 6,5 për qind. Partia MEÇ është në kufi me 4%, “Veliçie” mbetet nën vijën, me 3,6%, si dhe “Bullgaria Blu” me 1,7% të votuesve. Me “Unë nuk mbështes askënd” do të votonin 4.3 për qind prej zgjedhësve .
“Trend” vëren se mund të ketë disa ndryshime në renditje, sepse diferencat mes disa formacioneve janë nën një përqind. Nga studimi i porositur nga “24 Çasa”, del qartë gjithashtu se fushata zgjedhore nuk ka arritur të motivojë më shumë votues për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Pritet që pjesëmarrja të jetë ndërmjet 2 milionë dhe 2 milionë e 200 mijë njerëz.
Në rast se ka zgjedhje parlamentare në maj, forca politike kryesore do të jetë përsëri GERB, me 21.9% mbështetje. E dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), me 14.9%, sipas një sondazhi përfaqësues nga agjencia "Market..
SHBA-të mbështesin Bullgarinë duke garantuar që tetë avionët gjuajtës janë të përshtatshëm për qëllimin e tyre dhe se ata do të jenë në gjendje të përmbushin misionin e tyre. Këtë e komentoi për “Nova TV” Susan Falatko, drejtuese në detyrë e Ambasadës..
Sipas raportit të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, në fund të vitit 2024 në Bullgari kanë banuar 201 794 shtetas të huaj me mbrojtje të përkohshme. Kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare janë pothuajse përgjysmuar, thuhet në raport. Në vitin 2024,..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në..