Më shumë se 2/3 e bullgarëve (71%) që kanë marrë pjesë në një sondazh të Exacta nuk besojnë se është e mundur që vendi ynë të ketë një qeveri të mirë dhe të qëndrueshme pas zgjedhjeve të 27 tetorit. Pjesa e mbetur prej 29% janë optimistë, dhe një pjesë e madhe e votuesve të GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) supozojnë se qeverisja e mirë është e mundur dhe presin që partitë e tyre të marrin pjesë në qeverisjen e vendit.
Në studimin kombëtar të "Exacta Research Group", të kryer në periudhën 19-22 tetor 2024, janë intervistuar 1050 bullgarë të rritur në 71 vendbanime të vendit, me kuotë sipas karakteristikave bazë socio-demografike, duke përdorur metodën e intervistës së drejtpërdrejtë "ballë për ballë”.
Hulumtimi është financuar nga Exacta Research Group si pjesë e programit kërkimor të agjencisë. Tre të katërtat e votuesve të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" janë shumë skeptikë për mundësinë e një qeverisjeje të mirë dhe të qëndrueshme të vendit. Megjithatë, 42% e atyre që janë shprehur se do të votojnë më 27 tetor nuk e përjashtojnë mundësinë që pas zgjedhjeve vendi ynë të ketë një qeveri të mirë dhe të qëndrueshme. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e atyre që janë kategorikë se nuk do të votojnë janë skeptikë në këtë drejtim.
Sipas të dhënave të “Exacta”, 7 parti gjejnë vend në përbërjen e ardhshme të parlamentit dhe 3 parti mbeten nën barrierën 4 për qind.
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..