Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të zgjedhjeve të 27 tetorit:

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Foto: BTA

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan sërish, lanë në hije përpjekjet e ndrojtura të partive për të tërhequr votuesit në anën e tyre? Përqendrohemi mbi analizat e politologëve dhe sociologëve për të na orientuar në aktin e radhës politik në të cilin zgjedhja për të qëndruar mënjanë apo për të qenë pjesëmarrës aktivë në ndryshimin e status quo-së është tërësisht e jona.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Agjencia Sociologjike "Alfa Research" konfirmoi tendencën - shtatë formacione të sigurta plus një tjetër do të hyjnë në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Vetëm 30-32% e votuesve do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës, që do të thotë se rreth 85 mijë vota do të mjaftojnë për të zgjedhur një parti për të hyrë në Parlament /të tejkalojë barrierën prej 4 për qind/ në krahasim me 100 mijë deri më tani.

Svetosllav Malinov

Svetosllav Malinov, shef i Katedrës "Shkenca Politike" në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", arsyetoi parashikimet e shumicës së agjencive sociologjike për pjesëmarrje të ulët në votime, me disa fakte - mbajtjen e shpeshtë të zgjedhjeve, mungesën e partive, ideve dhe personaliteteve të reja.

Bëhet fjalë për forca të reja politike me ide të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e qeverisë – thotë politologu. - Megjithatë, intriga e madhe e këtyre zgjedhjeve do të jetë ajo që do të ndodhë me DPS-në e madhe me 47 deputetë, si të thuash, dhe ndarja spektakolare dhe e dhimbshme e partisë për votuesit.Sa i përket shumicës së ardhshme parlamentare, padyshim që dy parti nuk do t'ia dalin, edhe pse sipas sondazheve GERB dhe PP-DB janë shumë afër të kenë 120 deputetë. Ekziston një probabilitet i madh që të arrihet diçka më e qëndrueshme edhe nga rotacioni që zgjati nëntë muaj, aq më tepër që GERB dhe PP-DB nuk sillen aq fort konfrontuese si katër-pesë zgjedhje më parë.”

Stojço Stojçev

Në vendet me sisteme zgjedhore proporcionale, si ky i yni, jeta mesatare e një qeverie zgjat nga dy deri në dy vjet e gjysmë, kujton politologu Stojço Stojçev. “Përkundrazi, ajo që duhet të jetë e qëndrueshme në një mjedis të tillë është partneriteti mes partive. Pra, pas zgjedhjeve do të presim ndonjë veprim të përbashkët ose një përpjekje për të formuar koalicion”, shton ai. Sipas tij, nëse politikanët zbatojnë idenë e PP-DBpër një kryeministër që qëndron larg partive, kjo do të jetë "një hap i madh në zhvillimin e njerëzimit".

“Nuk do të ketë asnjë pengesë pas zgjedhjeve që GERB të pranojë një kryeministër të ngjashëm – vazhdon politologu. – Megjithatë, unë e shpjegoj në një mënyrë paksa të kundërt –  një kryeministër po aq të pranueshme për të gjithë ata që marrin pjesë në mazhorancë, kundër të cilit nuk do të ketë rezistencë thelbësore. Mund ta përvijoj si profil - një profesor universiteti, për shembull në drejtësi, i cili ndër vite ka pasur një partneritet me të dy, në marrëdhënie të mira me të gjithë.”

Nëse GERB-SDS dhe PP-DB arrijnë të formojnë një kabinet, ai mund të mbështetet në Kuvendin Popullor nga të dy krahët e DPS-së së ndarë, beson Stojço Stojçev.

Ivo Inxhov

Kolegu i tij Ivo Inxhov i ndan në mënyrë të barabartë shanset për të formuar një qeveri të rregullt dhe për të shkuar në zgjedhje të ardhshme të parakohshme. Pas fushatës zgjedhore të dobët dhe të varfër me burime, ai shikon faktin se partitë po ruajnë forcën, fondet dhe idetë për vitin e ardhshëm, kur do të mbyllet një cikël katërvjeçar - në rrethana normale ai parlamentar. Në këtë periudhë kohore, parashikon Ivo Inxhov, në skenën politike mund të shfaqen disa lojtarë të rinj. "Ata nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të mëdhenj, mund të jenë të vegjël, por aktivë dhe të sjellin një element për të filluar një bisedë për politikën në shoqërinë bullgare - si të zgjidhen problemet e ekonomisë, të shtetit përmes një përplasjeje të koncepte të veshura ideologjikisht”. Kjo është mënyra për të kthyer interesin e njerëzve për politikën, beson ai.

Mobilizimi i votuesve për të përmbushur pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen tonë të përbashkët është e vetmja mundësi për ndryshim në vend.

Tekst: Diana Cankova (U përdorën intervistat e Georgi Nallbantov, Georgi Markov dhe Sillvia Velikova nga BNR-"Horizont")

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES, BNR, facebook.com/smalinovMEP, Pixabay


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD