Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin XII, kur vëllezërit bujar Asen dhe Petër shpallën në Tërnovgrad se nuk e njohin më autoritetin bizantin. Kjo ndodhi në festën e kishës që ata ndërtuan për nder të Shën Dhimitrit. Po atë ditë e shpallën mbrojtës shpirtëror të bullgarëve. Që atëherë, shenjtori është shumë i nderuar në Bullgari dhe lipsanet e tij të shenjta në Selanik janë objekt i përhershëm adhurimi për shumë të krishterë nga e gjithë bota.
Në vitin 1993 Shën Dhimitri u shpall patron shpirtëror i qytetit të Vidinit. Katedralja e Mitropolisë "Shën Dhimitri" në qytet është kisha e dytë më e madhe në Bullgari pas Tempullit "Shën Aleksandër Nevskit" në kryeqytet. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1884 me bekimin dhe ndihmën aktive të Mitropolitit të Vidinit Antim I dhe qytetarët u përfshinë me dhurime dhe punë vullnetare. Ndërtesa u realizua sipas planit të mjeshtrit nga qyteti Trjavna Genço Kënev, i pasuruar nga arkitekti italian Bahnani. Punimet e ndërtimit vazhduan deri në vitin 1926.
“Në këtë vit tempulli u shenjtërua dhe u krye liturgjia e parë e shenjtë - tha kryetari i Katedrales së Mitropolisë, Arkimandrit Samuill në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Madhështia e tempullit zbulon qëndrimin e njerëzve të asaj kohe ndaj veprës së përbashkët. Të gjithë njerëzit u përfshinë me punë vullnetare për të ndërtuar Shtëpinë e tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme - Shtëpia e Njerëzve. Nëse e shikojmë tempullin e Zotit si shtëpinë tonë, vendin ku i drejtohemi Krijuesit, atëherë gjithçka ndryshon në jetë.”
Sipas Arkimandritit Samuill, pikërisht këtë e bënte edhe Shën Dhimitri i Selanikut – ndihmonte njerëzit në nevojë. Para se të torturohej për besimin e tij, ai ua dha pasurinë e tij të varfërve dhe pas vdekjes së tij vazhdoi të ndihmonte të gjithë ata që iu drejtuan me lutje të zjarrta. “Për fat të keq, në ditët e sotme njerëzit i drejtohen Zotit dhe Krijuesit kur kanë sprova dhe vështirësi të mëdha”, vëren Arkimandriti Samuill dhe shton:
“Edhe pse duket se të gjithë jemi të lirë tani dhe mund t'i drejtohemi Zotit dhe të lutemi me gjithë zemër, lutja vjen kur vijnë vështirësitë dhe problemet e mëdha. Këto janë vëzhgimet e mia. Atëherë njerëzit i drejtohen Zotit dhe, natyrisht, në këto festa të mëdha – Ditën e Shën Dhimitrit, Ditën e Lindjes së Krishtit, Ngjalljen e Krishtit, duam të shkojmë të lutemi. Kjo është mirë, por nëse ne mund ta drejtojmë mendimin në jetën tonë të përditshme te Krijuesi - kjo do të ishte më e dobishme për ne.”
Prandaj, Arkimandriti Samuill fton ortodoksët që të marrin pjesë rregullisht në Liturgjinë e Shenjtë, gjatë së cilës kryhet sakramenti më i madh - Eukaristia, e lënë trashëgim nga Jezu Krishti në Darkën e Fundit. Dhe uron që qytetarët e Vidinit t'u kthehen rrënjëve të tyre nga koha kur Vidini luajti një rol të rëndësishëm në veprimtaritë kulturore dhe arsimore të vendit tonë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropolia e qytetit Vidin, BTA
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..