Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numërimi paralel i Gallup: 8 parti me siguri do të hyjnë në Parlamentin e 51-të, një është në pragun e barrierës

Të dhënat nga numërimi paralel me zbatimin 100% të kampionit të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, partner i BNR-së në mbulimin e votave, tregojnë se 8 parti dhe koalicione hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare, njëra është në prag të barrierë 4 për qind.

Të dhënat tregojnë rezultatet e mëposhtme nga zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit 2024:

GERB-SDS: 25.1%,

"Vëzrazhdane": 14.2%,

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB): 14.1%,

"DPS-Fillimi i Ri": 10.2%,

"Aleanca për të Drejtat dhe Liritë": 8.4%,

"BSP - e majta e bashkuar": 8.1%,

"Ka një popull të tillë" (ITN): 6.9%,

MEÇ: 4.8%,

Në pragrun për të hyrë në parlament është “Veliçie” me një rezultat prej 4%.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Asamblenë e 51-të Kombëtare është 36.8%. 3.6% e votuesve kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 shkurtin

Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..

botuar më 25-02-11 7.35.MD
Aeroporti i Sofjes

Aeroportet ndërkombëtare në Bullgari do të pajisen me sisteme anti-drone

Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..

botuar më 25-02-11 5.54.MD

Rada ukrainase miratoi blerjen e reaktorëve bërthamorë rusë nga centrali atomik bullgar “Belene”

Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..

botuar më 25-02-11 3.51.MD