Depoja nëntokësore e gazit "Çiren" tashmë është e mbushur 100% sa i përket kapacitetit teknik të magazinimit, njoftoi operatori i gazit "Bulgartransgaz". Sipas rregullores evropiane për garantimin e sigurisë së furnizimit me gaz gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes, depozitat e gazit në vendet e BE-së duhet të mbushen në të paktën 90% të vëllimit të tyre deri më 1 nëntor.
E vetmja depo bullgare e gazit është thelbësore për sigurinë energjetike të Bullgarisë dhe vendeve të rajonit të Evropës Juglindore. Gjithsej 12 kompani, 7 bullgare dhe 5 ndërkombëtare, depozitojnë gaz natyror në të.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..