Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”. Vendimi, bazuar në propozimin e ministrit në detyrë të energjetikës, Vlladimir Malinov, rrit garancinë e dhënë fillimisht prej 40,9 milionë eurosh /80 milionë leva/ për shkak të rritjes së kostove kapitale pas përditësimit të projektit për rimëkëmbjen e hidrocentralit elektrik “Çaira”.
“Çaira”, që ndodhet në Rilla nën digën "Bellmeken", është termocentrali më i madh nëntokësor në Evropën Juglindore, i cili nuk funksionon që nga viti 2022 për shkaqe teknike . Korporata japoneze “Toshiba Energy Systems & Solutions” do të na ndihmojë në riparimin e centralit.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..