Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur. Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare “Ekonomia Agrare në Mbështetje të Bujqësisë”.
Në një intervistë për BNR, ai theksoi se zhvillimi i bujqësisë bullgare nuk është i njëjtë në degët e ndryshme. Për shembull, ka pasur arritje në disa sektorë, si prodhimi i drithërave dhe farave vajore. Por në sektorët e prodhimit të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave, pjesa e tregut e prodhimit vendas nuk është në rritje, por në rënie dhe kjo i detyrohet faktit se subvencionet janë shkëputur nga prodhimi. Pas vitit 2007 dhe hyrjes në BE, subvencionet nuk kanë të bëjnë me prodhimin, por me sipërfaqet dhe subvencioni është i njëjtë për një njësi sipërfaqe për të gjithë prodhuesit. Sipas shkencëtarit, kjo çon në shtrembërim.
Eksperti bëri të ditur gjithashtu se jo më shumë se 50% e mishit të konsumuar në vend prodhohet në vend, ndërsa në anëtarët e vjetër të BE-së është mbi 90%.Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..