Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin mandat eurodeputetes Elena Jonçeva për të negociuar për lirimin e marinarëve të rrëmbyer bullgarë nga anija "Galaxy". Kapiteni dhe ndihmës kapiteni Ljubomir Çanev dhe Danaill Veselinov janë në robëri të hutëve në Jemen dhe është detyrë e të gjithë shtetarëve të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar qytetarët bullgarë në vështirësi jashtë vendit.
Vizita në Jemen dhe takimi i Elena Jonçevës me marinarët bullgarë të kapur, dëshmoi se është e mundur të gjendet mënyra për të negociuar lirimin e tyre, thotë politikani. Sipas tij, ajo duhet të marrë një mandat për negociata dhe të gjithë mbështetjen logjistike nga shteti në mënyrë që bullgarët të kthehen në shtëpi.
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..