Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor, infrastrukturë, zhvillimin rajonal dhe demografik. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në ceremoninë e 17-të të dorëzimit të çmimeve të konkursit “Menaxheri i Vitit”. Radev ia dorëzoi çmimin Hesus Kabajero, shefit ekzekutiv të operatorit të Aeroportit të Sofjes "SOF Connect". Hesus Kabajero tha se çmimi është njohja më e mirë për ekipin e tij. “Kam vizionin për ta bërë Aeroportin e Sofjes një qendër rajonale dhe aeroportin e parë me pesë yje në Evropë”, tha fituesi dhe theksoi se me një kapacitet prej 20 milionë pasagjerësh në vit, pas përfundimit të Terminalit 3, do të jetë aeroporti me kapacitetin më të madh në Ballkan.
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..