Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

| rinovuar më 24-11-11 11.54.PD
Foto: eu-songbook

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje financiare me BE-në, njoftuan organizatorët nga “Shoqata e Librit të Këngëve të Bashkimit Evropian”(The Еuropean Union Songbook Association), e cila është përgjegjëse për prodhimin e tij.

Më shumë se 100 organizata muzikore dhe konservatorë morën pjesë në krijimin e "The EU Songbook". Këngët u zgjodhën përmes votimit të publikut që përfshinte mbi 87 000 qytetarë nga të gjitha vendet e BE-së.

Këngët në Librin e Këngëve të BE-së janë paraqitur në gjuhën e tyre origjinale si dhe në një version anglisht të këndueshëm. Redaktorët e librit për Bullgarinë janë Doc. Dr Zhan Pehlivanov dhe Prof. Dr. Toni Shekerxhieva-Novak nga Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura “Prof. Dr. Asen Diamandiev” në Plovdiv. Tekstet u përkthyen nga Desisllava Sofranova, regjitore muzikore e përshtatjeve bullgare të Disney, DreamWorks dhe Warner, autore e këngëve dhe teksteve, e cila pranoi sfidën për të bërë përkthime në anglisht të gjashtë këngëve bullgare.

Në kategorinë "Këngët e dashurisë" në Librin e këngëve të BE-së, u përfshi "Bota është për dy",  në kategorinë "Natyra dhe stinët" u përzgjodh kënga "Je i bukur, pylli im" dhe në "Këngët popullore" u përzgjodh "Doli Deljo kaçak". Kategoritë "Liri dhe paqe" dhe "Këngët e besimit" do t'i njohin evropianët me këngët e përjetshme bullgare "Një trëndafil bullgar" dhe "Nëse ke dhënë", ndërsa ndër këngët për fëmijë u zgjodh "Fëmijëria ime".

Themeluesi i shoqatës që qëndron pas projektit, danezi Jeppe Marsling, thotë për qëllimin e botimit: “Libri është menduar për lloj-lloj takimesh mes lloj-lloj njerëzve, si në kohë të mira ashtu edhe në kohë krize: për edukim, koncerte, angazhime diplomatike, për bisedat e para në tren apo në kafene. Shpresojmë të arrijmë dashamirës të muzikës si në BE ashtu edhe më gjerë, në vendet kandidate dhe në mbarë botën”.

Aplikacioni celular EU Songbook, i cili përfshin të gjitha këngët, mund të shkarkohet falas nga Google Play dhe AppStore.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD