Gjatë katër viteve të ardhshme, kapja e lejuar e shojzës së detit (Psetta maxima maeotica) në Bullgari do të kufizohet në 82.5 tonë. Në një mesazh të qendrës së shtypit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve, theksohet se kjo është 10% më shumë se sasia e lejuar më parë. E njëjta kuotë është vendosur edhe për Rumaninë. Deri më tani të dy vendet kishin lejë për peshkim prej 75 tonësh në vit. Në njoftimin e saj, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve theksoi gjithashtu se rritja për të cilën janë marrë vesh gjatë takimit të 47-të vjetor të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Detin Mesdhe në Romë është e dyta me radhë në pesë vitet e fundit dhe është në përgjigje të zbatimit afatgjatë të masave për mbrojtjen e specieve.
Për sa i përket Detit të Zi, në kuadër të takimit u zgjatën masat aktuale për harengën e vogël (Sprattus sprattus) dhe peshkaqenin me gjemba të Detit të Zi, si dhe masat për mbrojtjen e stokut të rapanit dhe vendosjen e një ndalimi të plotë të peshkimit të llojeve të peshkut bli.
U diskutuan gjithashtu veprimet e ardhshme që synojnë investime të qëndrueshme në akuakulturë, rritjen e kontrollit dhe ndryshimet klimatike.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..