Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante, në të cilën zbulohet një nuancë e ritit fetar trak. Kalin e parë të varrosur ritualisht e gjetëm në nekropolin apolonian dhe mbishkrimin e parë të varrit me emra trakë. Sigurisht që nuk mungojnë edhe të gjitha detajet e kultit ndaj të vdekurve”, tha Dimitër Nedev, drejtori i Muzeut Arkeologjik.

Ai njoftoi gjithashtu se përfunduan aktivitetet arkeologjike pranë qytetit të vjetër të Sozopollit, ku do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve të qytetit bregdetar. Niveli romak i arritur nga arkeologët nxori në pah nekropole dhe artefakte interesante, si stela e varrit me një burrë vallëzues me një qen, të një banori të supozuar fisnik të Apolonisë. Gjithashtu u gjetën copa plumbi për hobe, shigjeta bronzi dhe 22 monedha argjendi - skifat, të përdorura gjatë kësaj periudhe të antikitetit. Ndër gjetjet ka edhe enë qeramike të pikturuara me vlerë, të shtrenjta dhe luksoze për kohën e tyre.
Shkencëtarët janë të sigurt se në Apolonia Pontika jetonin fisnikë të pasur, pasi artefakte të ngjashme u zbuluan në 60 varre të tjera të shekullit të IV para Krishtit në rajonin Kavacite. Pritet një analizë antropologjike e gjetjeve, e cila do të japë më shumë të dhëna historike dhe më pas sendet do të ekspozohen në vëmendjen e turistëve.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..