Kryeqyteti bullgar u gdhi me reshje të dendura bore dhe mbulesë dëbore të grumbulluar.
Aeroporti i Sofjes funksionon normalisht në kushtet e dimrit, njoftuan për BTA nga qendra e shtypit e aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu kryhen procedura kundër akullimit të avionëve.
Peizazhi është gjithashtu dimëror në shumë pjesë të Bullgarisë.
Sipërfaqet rrugore në pjesën më të madhe të vendit janë të lagështa, ndërsa në disa rajone reshjet janë nga shiu.
Në zonat me reshje bore dhe në vendet e larta, rrugët janë trajtuar për qarkullim në kushte dimërore, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Drejtoritë rrugore të rretheve janë të gatshme të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përpunimin e rrugëve në zonat e larta malore dhe qafat ku ka kushte për rrëshqitje dhe akull, bëhet e ditur nga njoftimi.
Apeli ndaj drejtuesve të automjeteve është që të dalin në rrugë me makina të përgatitura për kushtet e dimrit, të lëvizin me vëmendje të shtuar dhe shpejtësi të përshtatshme, duke mbajtur distancën e kërkuar dhe të mos bëjnë manovra të papritura.
Të gjithë qytetarët dhe kompanitë e transportit mund të marrin informacion për gjendjen aktuale rrugore dhe mirëmbajtjen dimërore të rrjetit kombëtar nga faqja e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore - www.api.bg, si dhe në çdo kohë të ditës duke telefonuar në tel. 0700 130 20.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTANë ditët e nxehta të verës, pjesët e poshtme të malit të Rillës ofrojnë freski dhe pamje të bukura për turistët. Nëse ndodheni në zonën e fshatit Kostenec, mund të bëni një shëtitje përgjatë Eko-Shtegut "Ujëvara e Skalovitecit" me gjatësi..
Edhe këtë verë në parkun “Liqeni” po zhvillohet Festivali i Skulpturave të Rërës. Këtë vit tema e eventit janë personazhet e komikëve dhe filmave të preferuar. Disa nga punimet janë imazhet e serisë së filmave Harry Potter, Bukuroshja dhe Bisha dhe..
Tradita kineze mori jetë në kuadër të Festivalit të parë dyditor të Varkave të Dragoit në vendin tonë, i cili është pjesë e aktiviteteve të shumta në programin "Vera me kulturën kineze në Bullgari" (qershor-gusht). Gara..