Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

Foto: Reuters

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), të cilët mblodhën më shumë vota dhe arritën në balotazh, nuk mori mbështetjen e nevojshme.

“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit Kombëtar duhet të jetë zgjedhje e një deputeti që është në gjendje të organizojë dhe drejtojë punën e Kuvendit, në mënyrë që proceset në Kuvendin Kombëtar, si për zgjedhjen e një qeverie të re, ashtu edhe për nisjen e një Programi të ri legjislativ, të zhvillohen pa probleme. Kryetari i Kuvendit Kombëtar ka një pozicion të veçantë dhe mosmirënjohës – të jetë i balancuar, neutral”, kujton kryetari i Kuvendit Kombëtar në periudhën 2005-2009, Georgi Pirinski, në një intervistë për BNR.
Georgi Pirinski
Sipas tij, orët e para të Kuvendit të 51-të nuk arritën të dërgonin një mesazh pozitiv për qytetarët:

“Në fjalimet e liderëve të partive politike në Kuvendin Kombëtar duhet të kishte një gatishmëri për të kërkuar jo vetëm mbështetje për qëndrimin e tyre, por atë hapësirë bisede dhe një dorë e zgjatur për ndihme, që do të jepte mundësinë për të formuar një rezultat pozitiv që nga fillimi i parlamentit”, shpjegoi Pirinski.
“Me (mos)zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mund të gjykojmë se si do të jetë puna në vazhdim” – vuri në dukje politologu Ivan Naçev, duke kujtuar:
Ivan Naçev
"Që nga mandati i fundit i plotë, kemi pasur shumë lojtarë politikë, por askush nuk mundi ta mbante pushtetin. Besimi po thyhet sepse mungon përgjegjësia dhe aftësia e kryetarit për të bashkëpunuar. Kjo jep hapësirë për shfaqjen e politikanëve aventurierë të rinj në të ardhmen. Është tashmë naive të mendosh, se një parti do të jetë në gjendje të arrijë një shumicë të mjaftueshme, qoftë edhe në një koalicion me vetëm një partner politik”.

Për të kapërcyer ngërçin politik në të cilin gjendemi, duhet përdorur arsyeja - është i bindur konstitucionalisti Borisllav Cekov:
Borisllav Cekov
“Nëse jo, të gjithë do të bëhen krejtësisht të padobishëm dhe do të hyjë në fuqi skenari “Putin”, në të cilin Rumen Radev merr të gjithë pushtetin. Dhe demokracia në Bullgari, do të marrë fund. Ky është skenari i Kremlinit për Bullgarinë. Ka fise partiake që janë ngulitur dhe nuk e njohin votën demokratike të qytetarëve. Sepse ka një traditë të qartë parlamentare, por ajo është shkelur me këmbë. Kjo është një shenjë e një afrikanizimi të thellë të politikës bullgare, i një kulture politike jashtëzakonisht të ulët dhe e një kulture edhe më të ulët koalicioni”.

Mbetet për t'u parë nëse është e mundur të formohet një qeveri funksionale me një jetëgjatësi prej disa muajsh apo vitesh. Është e padiskutueshme se kjo është e nevojshme dhe e pritshme nga qytetarët, për të cilët zgjedhjet janë bërë pjesë e përditshmërisë. Megjithatë, votimi i 27 tetorit të këtij viti la shumë dyshime për ndershmërinë dhe transparencën e tij për ta kaluar çështjen lehtë.
Zhivko Georgiev
“Kriza politike jo vetëm që nuk zgjidhet, por edhe thellon dhe delegjitimon bazën e çdo shoqërie demokratike, siç janë zgjedhjet parlamentare. Duke qenë se kemi kaq shumë dyshime se është shkelur brutalisht logjika e hapësirës politike, është më logjike të kërkojmë, si shoqëri, që zgjedhjet të anulohen, nuk shoh asnjë shans për zgjidhje afatgjatë të krizës politike me ndërtimin e një qeverie”, komentoi sociologu Zhivko Georgiev.

Përpiloi: Joan Kolev /nga intervistat e Georgi Nallbantov dhe Teodora Simova nga BNR-Horizont, Danaill Konov nga BNR-Radio Sofja, Antaneta Petriçanska nga BNR-Plovdiv/
Foto: Reuters, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD