Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si gjyqtarë kushtetues.
Pas betimit ata firmosën fletët e betimit. Gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues zënë vendin e Filip Dimitrov, prof. Marijana Karagjozova dhe Tanja Rajkovska.
Në këtë ngjarje morën pjesë presidenti Rumen Radev, kryetarja e Gjykatës Supreme të Kasacionit Galina Zaharova dhe kryetari i Gjykatës Supreme Administrative Georgi Çollakov.
Patriku i Bullgarisë, Daniill, u takua në Selanik me Patrikun Ekumenik Bartolomeu, njoftoi Patrikana Bullgare. Të dy klerikët diskutuan lidhjet shpirtërore shekullore midis Patrikanës së Kostandinopojës dhe popullit bullgar ortodoks. Ata theksuan..
Dy punonjës të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Transportit Rrugor” u ndaluan për 72 orë nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kërkuan ryshfet nga katër drejtues kamionësh që transportonin pajisjet për koncertin e yllit britanik të muzikës..
Heqja dorë nga gazi natyror rus, si nga ana e Bullgarisë ashtu edhe e BE-së, është një proces shumë i gjatë. Këtë е deklaroi ministri i energjetikës, Zheço Stankov, në një intervistë për bTV. “Që në muajin maj, komisioneri evropian Dan Jorgensen nisi..
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës..
“Nuk mendoj se duhet të rriten çfarëdo lloj tatimesh apo taksash”, tha ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, për BNT. “Situata e..
Vendi do të pajiset me sisteme të veta kundër dronëve. Ato do të blihen nga Ministria e Mbrojtjes përmes një huaje të marrë në kuadër të Mekanizmit..