Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha drejtoresha e festivalit Natali Petrova për BTA. Këtë vit, krahas pjesëmarrjes tradicionale të filmave nga Italia, Polonia, Austria, Franca, Gjermania, SHBA-ja, Britania e Madhe e të tjera, do të prezantohen për herë të parë filma nga Taxhikistani dhe Koreja e Jugut.

Festivali ndërkombëtar i kinemasë malore dhe aventureske, i cili tradicionalisht zhvillohet në vendpushimin tonë malor Bansko, nis më 20 nëntor. Publiku bullgar do të ketë takime me aventurierë me famë botërore, ndër të cilët është alpinisti polak i skive Andrzej Bargiel, i cili e ka shkruar emrin e tij në histori me ngjitjen dhe zbritjen e suksesshme me ski të të gjitha majave të larta tetë mijë metra të Karakorum (Pakistan). Legjenda austriake e alpinizmit ekstrem Beat Kammerlander do të jetë gjithashtu i ftuar në festival, si dhe përfaqësues nga Italia - aventurieri Alex Bellini dhe alpinisti dhe udhërrëfyesi malor Peter Moser. Alpinisti slloven Andrej Stremfelj do të flasë për karrierën e tij marramendëse në alpinizëm më 22 nëntor.

Andrzej Bargiel, Beat Kamerlander, Alex Bellini dhe Peter Moser

Kulmi i festivalit do të jetë më 23 nëntor me prezantimin e alpinistit të suksesshëm bullgar Nikollaj Petkov dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë.
“Bansko Film Fest” vazhdon deri më 24 nëntor dhe hyrja në shfaqje dhe prezantime është falas.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Foto: banskofilmfest.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Interesi për të mësuar bullgarisht është në rritje në Edrene

Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..

botuar më 25-02-25 9.37.PD
Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD