Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Rumen Radev
Foto: Presidenca/BGNES

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit ndodhet për një vizitë pune në vend dhe më 24 nëntor do të niset për një vizitë zyrtare në Vietnam. Rumen Radev tha gjithashtu se çelësi i së ardhmes është partneriteti, i cili mund të zhvillohet në shumë fusha me interes të përbashkët, duke filluar nga elektronika dhe gjysmëpërçuesit. Ai kujtoi se Bullgaria dhe Singapori kanë shumë ngjashmëri - pothuajse e njëjta popullsi, burime natyrore jashtëzakonisht të kufizuara. “Të dy vendet janë të vetëdijshme se pasuria më e madhe dhe më e rëndësishme që kemi janë njerëzit tanë”, shtoi presidenti. Bullgaria është qendra e teknologjive të informacionit dhe start-up-eve në Evropën Lindore dhe në vendin e parë në kontinentin e vjetër për nga numri i specialistëve të IT-së për frymë. Elektronika zë pjesën më të madhe të eksporteve tona”, theksoi Rumen Radev. Një vend të veçantë ai i kushtoi edhe turizmit në vendin tonë: “Mbi 15% e PBB-së sonë vjen nga turizmi. Mund të themi se jemi kryeqyteti SPA i Evropës.”





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..

botuar më 25-06-28 5.20.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD

Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia

Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..

botuar më 25-06-27 5.42.MD