Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s
Radmila Shekerinska
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e saj si Zëvendëssekretare e Përgjithshme e ardhshme. Ajo është një besimtare e vërtetë në NATO, e di se çfarë pune duhet për t'u bërë pjesë e Aleancës dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë," tha Rutte.

Shekerinska shërbeu si zëvendëskryeministre e Maqedonisë së Veriut për Integrime Evropiane dhe Ministre e Mbrojtjes, duke përfshirë edhe kohën kur vendi u bashkua me NATO-n në vitin 2020. Ajo do të marrë zyrtarisht detyrën në fund të këtij viti.

Në verë, u shfaqën informacione se ish-komisionerja evropiane bullgare Maria Gabriel, e cila nuk arriti të bëhej kryeministre me rotacion pas Nikollaj Denkov për shkak të rënies së aleancës midis PP-DB dhe GERB-SDS, mund të bëhej zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s, kujton botimi Euractiv. Këtë javë u bë e qartë se ajo drejton Institutin Robert Schuman.

Kryeministri rumun ka folur në telefon me Donald Trump
Marcel Ciolacu
Këtë javë, kryeministri rumun Marcel Ciolacu pati një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe i tha atij se do të dëshironte që SHBA-ja të bëhej investitori kryesor dhe partneri tregtar i Rumanisë jashtë BE-së. Këtë e ka bërë të ditur qeveria rumune në profilin e saj në Facebook. “Kam pasur një bisedë shumë të mirë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. E përgëzova për fitoren e tij historike dhe i thashë se jam plotësisht i përkushtuar për të zhvilluar partneritetin tonë strategjik... I thashë se do të doja që SHBA-ja të bëhej investitori kryesor dhe partneri tregtar i Rumanisë jashtë BE-së”, shkruan Ciolacu në rrjetin social. “Jam i bindur se nën administratën e Trumpit, partneriteti strategjik me SHBA-në do të shkojë në një nivel të ri, në mënyrë që të mund të sjellim kapitalin e madh amerikan në ekonominë rumune, por edhe në modernizimin e ushtrisë dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes kombëtare”, shton Ciolacu. Ai ka informuar Trumpin se qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur thirrjen e tij për një rritje prej 2.5% të buxhetit ushtarak.

Këtë të diel, më 24 nëntor, në Rumani pritet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe i dyti më 8 dhjetor. Midis dy raundeve, më 1 dhjetor, rumunët do të votojnë për një parlament.

Banorët e Santorinit protestuan kundër “pushtimit” të turistëve

Banorët e Santorinit kërcënojnë me protesta dhe bojkot të turistëve nëse nuk kufizohet numri i vizitave në ishullin grek. Tensionet u përshkallëzuan pasi kryetari i bashkisë së ishullit u kërkoi banorëve të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre në kulmin e sezonit këtë verë për të lënë pak më shumë hapësirë për turistët - më pas anijet turistike me 17 000 turistë mbërritën brenda vetëm një dite, raporton korrespondentja e BNR-së në Greqi, Katja Peeva.

Banorët e Santorinit kërkojnë kufizimin e fluksit turistik edhe ndërprerjen e dhënies së lejeve për ndërtimin e vendeve turistike. Një popullsi që nuk është më shumë se 15 000 pret 2 milionë turistë në sezon, një detyrë thuajse e pamundur, thonë vendasit. Edhe ambientalistët po ngrenë zërin, duke ngritur alarmin për erozionin e vazhdueshëm të bregdetit dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Tirana mblodhi 3000 nomadë dixhitalë në një festival

Nga data 18 deri më 22 nëntor, kryeqyteti shqiptar Tirana po pret një tjetër edicion të Nomad Digital Festival, raporton BTA, duke cituar agjencinë shqiptare ATA. Ngjarja mbledh nomadë dixhitalë nga e gjithë bota – njerëz që kombinojnë punën në distancë me udhëtimet në vende të ndryshme, takime me kultura të ndryshme. "Sot Tirana është numri një në Ballkan, duke mbledhur 3000 nomadë dixhitalë... - njerëz që po bëjnë punën e së ardhmes. Sigurisht që po promovojmë Tiranën, ndërkohë që përgatitemi të jemi Kryeqyteti Kulturor Mesdhetar vitin e ardhshëm. Një numër i madh e nomadëve dixhitalë do t'i bashkohen aktiviteteve kulturore. Ne dëshirojmë të vazhdojmë me gjithë këtë energji pozitive për të qenë një qytet vërtet kozmopolit”, tha kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto:community-democracies.org, romania-insider.com,greece-is.com, shqiptarja.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD