Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e parë të bullgarëve. Pas vdekjes së ShenMetodij në vitin 885 të dëbuar nga Moravia, Shtatë Shenjtorët erdhën në Bullgari.Mbreti Boris i pranoi dhe i caktoi të arsimonin popullin. Klimenti themeloi një shkollë arsimore në Ohër me 3050 nxënës. Mbreti Simeon në vitin 896 e emëroi peshkop të Drembicës ose Velicës, në dioqezën e së cilës përfshihej Ohri. Ai ishte peshkopi i parë bullgar që shkëlqeu në vepra dhe bëri mrekulli - vdiq në vitin 916.

Shën Kliment Ohridski është mbrojtësi shpirtëror i institucionit të parë bullgar të arsimit të lartë – Universitetit të Sofjes, i cili mban emrin e shenjtorit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: bulgarianhistory, Bllagoj AnevNjë ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..