Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani
Calin Georgescu
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në parashikimet e agjencive sociologjike, çuditërisht kryesoi me 22.94%. E dyta me 19,18% është Elena Lasconi - kryetare e qytetit Cumpulung dhe udhëheqëse e Bashkimit për Shpëtimin e Rumanisë. Kryeministri i Rumanisë, Marcel Calacu, doli i treti me 19.15% dhe dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Socialdemokrate. I katërti është George Simion nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve, i pesti - ish-kryeministri Nicolae Ciuca nga Partia Kombëtare Liberale dhe i gjashti - deri vonë Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana, i cili mori pjesë si një kandidat i pavarur. 

Kandidatët që zunë dy vendet e para shkojnë në raund të dytë.

Calin Georgescu është i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse, anti-NATO dhe anti-semitike dhe qëndrimin e tij kundër ndihmës për Ukrainën. Si një inxhinier bujqësor, ai propozoi reduktimin e varësisë së Rumanisë nga importet, mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e prodhimit vendas. Ndër masat ekonomike të nisura prej tij është ridrejtimi i fondeve nga BE-ja për fermerët e vegjël dhe stimulimi i bashkimit të lirë të fermerëve në kooperativa, shkruan Radio Romania International.

Sot, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë do të dëgjojë dy kërkesa për anulimin e rezultateve të raundit të parë. E para është për shkak të shpenzimeve zero të deklaruara të Georgescu për fushatën zgjedhore, pavarësisht fushatës së tij në shkallë të gjerë në rrjetet sociale. Tjetra është për shkak të fushatës gjatë zgjedhjeve nga Bashkimi i Lasconit për Shpëtimin e Rumanisë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është më 8 dhjetor, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë në 1 dhjetor.

Turqia kërkon një derogim nga sanksionet e SHBA-së për të paguar gazin rus
Alparslan Bayraktar
Turqia po negocion me SHBA-në për një përjashtim nga sanksionet amerikane, në mënyrë që të mund të paguajë përmes Gazprombank për gazin natyror të importuar rus. Kështu ka bërë të ditur për gazetarët ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione kundër Gazprombank, e cila deri atëherë nuk ishte pjesë e paketës së masave ekonomike në lidhje me pushtimin ushtarak rus të Ukrainës. Rusia është furnizuesi më i madh i Turqisë me gaz, duke siguruar rreth 42% të importeve vitin e kaluar, sipas rregullatorit turk. Ankaraja dhe Moska kanë plane për të krijuar një qendër gazi natyror në Turqi, duke përfshirë vendosjen e më shumë tubacioneve nënujore përtej Detit të Zi.

Mbi 40 persona janë arrestuar pas një proteste të opozitës shqiptare

Gjithsej 44 persona u arrestuan pas një proteste të opozitës shqiptare në Tiranë këtë javë, e cila çoi në përplasje fizike, raportoi BTA. Opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha, bllokoi pesë rrugë kyçe në Tiranë për tre orë si pjesë e asaj që e quajti mosbindje civile kundër Partisë Socialiste në pushtet. Protestuesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, nepotizëm, manipulim të zgjedhjeve dhe kërkojnë formimin e një qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të reja. 

Qyteti slloven Celje u shpall qyteti evropian i Krishtlindjeve për vitin 2025

Qyteti i katërt më i madh në Slloveni, Celje, është emëruar Qyteti Evropian i Krishtlindjeve për vitin 2025 nga organizata Rrjeti i Qyteteve të Krishtlindjeve, raportoi BNT. Çdo dhjetor, qyteti kthehet në një përrallë, falë ngjarjes historike “Fairytale Celje”. Vizitorët do të kalojnë një "përvojë magjike me shfaqje dhe pazare festive". Dritat e Krishtlindjeve të qytetit do të ndizen këtë vit më 30 nëntor. Ndër ngjarjet e planifikuara për të rinj dhe të mëdhenj janë tregime përrallash, shfaqje artistike, tregu i "Thesarit të dhuratave" me mallra të punuar me dorë, muzikë live, aktivitete festash mesjetare në Kalanë Celje dhe argëtime të tjera.

Rrjeti i Qyteteve të Krishtlindjeve është një organizatë e mbështetur nga Parlamenti Evropian. Çdo vit ajo shpall tre destinacionet kryesore të pushimeve. Celje fiton titullin mes qyteteve me një popullsi midis 10,000 dhe 100,000 njerëz.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: BGNES, Reuters, slovenia.info
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD