Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të ashpër që zgjati 12 raunde dhe një vendimi unanim (117-11, 117-111, 116-112) se ai ishte më i miri në 36 minutat e kaluara. Ky është titulli i parë i WBA në peshën e rëndë që е fiton një bullgar.
“Unë nuk kam titull botëror. Bullgaria е ka titullin botëror! Dua të falënderoj nënën tonë dhe babain tonë Venko Pulev (i cili është trajneri i tij i parë), të gjithë trajnerët bullgarë dhe kampionët e mëparshëm që janë shembull për boksierët e rinj”, tha Pulev pas fitores.
Me këtë fitore, bullgari merr të drejtën për të konkurruar për supertitullin e WBA, i cili më 21 dhjetor të këtij viti do t'i dorëzohet fituesit në ndeshjen mes Oleksandër Usik (i cili aktualisht e mban) dhe Tajsën Fjuri.
Fitorja ishte e 32-ta për Pulev në ringun profesional që nga debutimi i tij profesional në 2009.
Në gala mbrëmjen WINBET Fight Night kemi ndjekur gjithsej nëntë ndeshje boksi, në të cilat kemi parë tri fitore bullgare. Para fitores së Pulevit, boksierët bullgarë Zdravko Popov dhe Petër Draganov gjithashtu arritën të mposhtin rivalët e tyre nga Meksika – përkatësisht Rafael Ortiz me nokaut në raundin e tretë dhe Huan Janes në raundin e katërt.
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe degës evropiane të Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Viti i kaluar ishte më i..
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në kategorinë 97 kg të stilit klasik, ai mposhti me rezultat 7:1 Lucas Lazoganis nga Gjermania...
Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në qytetin kroat të Osijek. Ajo u paraqit shkëlqyeshëm në pjesëmarrjen e saj të parë ndërkombëtare gjatë..