Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 100 mijë bullgarë do të udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të ardhshme

3/4 e të huajve në Bullgari preferojnë hotele me 4 dhe 5 yje

Foto: Pixabay

Periudha festive në fund të vitit 2024  është mbi 10 ditë - nga 20 dhjetori deri më 2 janar, gjë që inkurajon udhëtimet, thotë Prof. Dr. Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Shumë njerëz do ta shfrytëzojnë mundësinë për të udhëtuar, madje disa herë, gjatë kësaj periudhe. Rreth 100 mijë bullgarë do të zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit. Prej tyre, rreth 60% do të vizitojnë të afërmit dhe miqtë. Pjesa tjetër do të preferojë një sërë destinacionesh turistike.

Të ardhurat nga fjetjet në tetor janë rritur me 16.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe kanë arritur në mbi 50 milionë euro, mbi 29 mln. janë nga Bullgaria, kurse pjesa tjetër, 21 milionë, janë nga shtetas të huaj, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Statistikat tregojnë gjithashtu se 75% e të huajve qëndrojnë në hotele me 4 dhe 5 yje në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..

botuar më 25-03-11 7.35.MD

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD