Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa shoqërim instrumental) dhe do të tregojnë edhe një herë nivelin e tyre të lartë në një koncert më 17 dhjetor në Sofje.
Grupi i këndimit për meshkuj u themelua në vitin 2009 me idenë e Daniell Spasov dhe Milen Ivanov - solistë të grupit vokal "Misteri i Zërave Bullgarë" dhe qëllimi i tyre është rikrijimi polifonik i muzikës popullore dhe kishtare bullgare. Dy interpretuesit e tjerë u bashkuan shpejt me formacionin. Ndër vite, “Svetogllas” ka punuar me artistë të shquar të folklorit. Në vitin 2012, ata realizuan projektin e tyre të parë muzikor dhe regjistruan albumin e tyre debutues "Rrota e jetës". Në të, muzikantët përshkruajnë me këngë dhe muzikë të gjithë ciklin e jetës - nga lindja deri në vdekje, së bashku me ciklin kalendarik vjetor. Janë të zgjedhura këngë që lidhen me momentet më të rëndësishme të jetës së njeriut.
Albumi i dytë i grupit është nga viti 2014 dhe quhet “Himnet e lashta të Orthodhoksisë”. Ai përmban vetëm këngë kishtare-sllave, si "Lutja e Zotit" dhe është regjistruar në kishën e manastirit Klisurski, afër qytetit të Vërshecit. Është shfrytëzuar mjedisi natyror dhe është incizuar pa asnjë përpunim të tingullit. Kjo krijon ndjesinë tek dëgjuesi se kuarteti këndon live dhe në ambientin akustik të përshtatshëm për këngët kishtare. Albumi i tretë quhet "Kënga e bilbilit" (2019) dhe është një ndërthurje e të gjitha këngëve të përfshira në programin e koncerteve të "Svetogllas" brenda dhe jashtë vendit.
"Sekreti i polifonisë bullgare" është marka e rezervuar e koncerteve të "Svetogllas" në Bullgari dhe në mbarë botën.
Formacioni ka bërë turne edhe në skena prestigjioze jashtë vendit. Më shumë takime me publikun “Svetogllas” ka pasur në Rusi, Angli, Norvegji, Belgjikë, Spanjë, Kolumbi, Itali, Austri, Hungari, Turqi, Suedi. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në festivalet ndërkombëtare Muzika e Besimit në Kazan (Rusi), Festivali i Muzikës së Shenjtë në Drammen (Norvegji), Festivali i Muzikës së Kishës Maestro de la Roza në Oviedo (Spanjë), Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Kartagjenë (Kolumbi), Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Kishës Fausto Flamini në Romë dhe shumë të tjerë.
Foto: svetoglas.com, facebook.com/Svetoglas
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..