Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po zhvillon ekipi negociator i GERB-SDS për gjetjen e shumicës. Borisov shtoi se situata ndërkombëtare e detyron vendin tonë të nxjerrë një qeveri të rregullt.
Borisov gjithashtu theksoi se Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP) dhe Deljan Peevski, udhëheqës i "DPS - Fillimi i Ri" po pengojnë formimin e qeverisë.
Nga ana e tij, Deljan Peevski tha se nëse formohet një qeveri, partia e tij do të jetë opozitë dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja "që të ketë një fitues të qartë ". Sipas Peevskit, për momentin "duhet të mblidhet një karrocë partish për të bërë diçka dhe ai nuk e kupton se pse Peevski dhe Vasilev po pengojnë formimin e qeverisë". Sipas kreut të “DPS - Fillimi i Ri", Borisov është forca e parë dhe numri i deputetëve me të cilët po negocion është i mjaftueshëm për të formuar një qeveri. Ai u bëri thirrje negociatorëve që ta bëjnë më shpejt dhe të punojnë për Bullgarinë, ndërsa “DPS - Fillimi i Ri" si opozitë do t'i vërë në dukje të gjitha gabimet. Skenari i “zgjedhjeve të reja” është gati, shtoi Peevski, dhe nëse me mandatin e parë formohet qeveria, vetëm do të shtyhen zgjedhjet e reja të parakohshme. Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, Peevski shprehu gatishmërinë e tij për të biseduar me këdo që është i gatshëm të punojë për Bullgarinë, sepse "njerëzit duan një fillim të ri".

Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..