Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Një front i ftohtë do të kalojë mbi vendin me reshje shiu dhe bore

Foto: Ani Petrova - BNR

Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje 1°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në Rodopet Perëndimore, Paraballkanike dhe të Lludogoriec reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi vende-vende në gjysmën juglindore të vendit. Do të mbajë erë mesatare, në zonat lindore erë  përkohshme nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në kryeqytet rreth 2°.

Do të mbajë mot i vranët me reshje të dendura bore në zonat malore. Do të formohet një batanije dëbore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe në qafa do të ketë stuhi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 2°, në 2000 m. rreth minus 3°.

Do të bjerë shi përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë prej 6 deri në 12°. Uji i detit është 10-11. Eksitimi i detit do të jetë rreth 2-3 ballë.

Të dielën vranësirat do të çahen dhe në shumë zona do të pësojnë ulje të përkohshme deri në mot me diell.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..

botuar më 25-10-20 7.50.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..

botuar më 25-10-20 4.38.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton një fermë fiktive të midhjeve në Detin e Zi

Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..

botuar më 25-10-20 2.24.MD