Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Valeri Hajer
Foto: EPA/BGNES / Foto: ЕПА/БГНЕС

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye për këtë vendim, Valeri Hajer, kryetare e grupit “Rinovo Evropën”, thekson se “vlerat e fraksionit DPS-Peevski janë krejtësisht të papajtueshme me ato të grupit “Rinovo Evropën”, dhe për këtë arsye rekomandon përjashtimin e menjëhershëm të partisë DPS-Peevski nga grupi i tyre. Grupi mblidhet sot pasdite për të diskutuar përjashtimin, ndërsa votimi është të martën më 14 janar 2025.

Më parë, Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore (LIBSEEN) njoftoi se po fillon një procedurë të menjëhershme për përjashtimin e formacionit të Peevskit nga ALDE dhe "Rinovo Evropën". Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore gjithashtu theksoi se “DPS - Fillimi i Ri” nuk është më pjesë e tyre. Vendimi i tyre është në përputhje me Nenin VII të Rregullores së LIBSEEN, i cili lejon pezullimin ose përjashtimin e organizatave anëtare që nuk veprojnë në përputhje me parimet e rrjetit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Në të njëjtën kohë, LIBSEEN do të vazhdojë të punojë me përfaqësuesit e anëtarësimit bullgar në Forumin Liberal Evropian, të udhëhequr nga nënkryetari i Internacionales Liberale, Dr. Xhevdet Çakërov.

Ditën e diele, 22 dhjetor, në Sofje u mbajt Konferenca e XII-të Kombëtare e DPS-së, e thirrur nga bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Delegatët miratuan statutin e ri të partisë dhe zgjodhën Deljan Peevski kryetar të saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar “Da Fest” në Sofje eksploron sinjalet nga një botë e pasigurt

Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..

botuar më 25-10-21 6.10.PD

Nxënësit prezantojnë trashëgiminë arkitekturore të Plovdivit në letër guri

Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..

botuar më 25-10-21 5.10.PD

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..

botuar më 25-10-20 7.50.MD