Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet. Tradicionalisht, pjatat në tryezë janë pa mish dhe modeste, sepse Biri i Zotit lindi në një stallë bariu, larg zhurmës dhe rrëmujës së botës. Të parët që e panë Foshnjën nuk janë fisnikët, por barinjtë e varfër që vijnë për ta adhuruar Atë. Prandaj Kisha jonë Ortodokse e vë theksin mbi anën shpirtërore të Lindjes së Krishtit - përulësinë dhe kujdesin për të afërmin, duke ndjekur shembullin e Birit të Zotit. Siç thotë Shën Serafimi i Sofjes, "dashuria për të afërmin tonë është masa e dashurisë sonë për Zotin". Në këtë kuptim është edhe apeli i klerit tonë drejtuar laikëve – të festojnë ditëlindjen e Shpëtimtarit të botës “jo në mënyrë mondane”, por me gëzim shpirtëror, me lutje për të vuajturit dhe një mendim për të varfëritë dhe të pastrehët.
Të gjithë nxitojnë t'i kënaqin të dashurit e tyre me dhurata, por dhurata e vërtetë është ajo e paprekshme. Është fjala e mirë, vëmendja, vlerat e përbashkëta njerëzore që na transformojnë në dritën e dashurisë së Zotit.
Në pritje të Festës së Shenjtë, Mitropoliti i Evropës Perëndimore Antonij u dërgoi bekimin e tij auditorit të Radio Bullgarisë me kujdes për brezin e ardhshëm:
“Ne i përjetojmë këto momente të shenjta si Kisha Tokësore dhe Qiellore dhe le të përgatitemi për të hapur zemrat tona, si stalla që strehoi Fëmijën e lindur të Perëndisë. Të jemi më të mirë, të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, ta ruajmë besimin tonë ortodoks me më shumë shpresë, me më shumë dashuri, me më shumë zell dhe kujdes për brezin e ri. Sepse e dimë se atë që mbjellim do të korrim. Le të mbjellim me dashuri për të korrur vërtet fryte të mira, që do të jenë një garanci për mirëqenien e shoqërisë sonë!”
Dhe dhurata që Jezu Krishti pret në festën e Tij është që besimtarët ta ndjekin Atë me përulësi dhe butësi, të harrojnë egoizmin dhe pasionet e tyre. Me thirrjet "Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!" në kishat tona ortodokse, ne i bëjmë një lutje me një zemër e një gojë Hyjlindurit për t'i dhënë fund luftërave në botë dhe për të ndaluar përçarjet dhe urrejtjen midis njerëzve. Ata që janë vërtet të përkushtuar ndaj Zotit nuk ushqejnë ndjenja të këqija, nuk e ndajnë veten sipas shenjave të ndryshme të përkatësisë dhe shohin të afërmin e tyre në çdo person të padrejtë. Prandaj, me një vështrim lutës drejt Tokave të Shenjta, e mbushim shpirtin me shpresë se paqja do të mbizotërojë edhe një herë atje ku lindi Shpëtimtari dhe kudo në botë!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropoliti Antonij / Facebook, Darina Grigorova, BGNES
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..