Sipas traditës, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund ta presin Vitin e Ri 2025 së bashku jashtë, nën yjet e Sofjes, në sheshin qendror "Princi Aleksandër I Batenberg". Aktiviteti i sotëm i datës 31 dhjetor fillon në orën 21:30. Talenti i ri Filip Donkov, i cili që në moshën 14-vjeçare ka pushtuar rrjetet sociale me paraqitjet e tij mbresëlënëse, do të jetë i pari që do të performojë. Natën festive do të ngjiten në skenë edhe disa nga emrat më të dashur të skenës bullgare - grupet “Faktor”, "Fondacijata", "Kerana dhe kozmonautët", këngëtarët Stenli, Maria Çakërdëkova etj. Pikërisht në mesnatë është planifikuar një shfaqje mbresëlënëse me dritë, e cila do të ndriçojë qiellin e natës së Sofjes.
Koncerte të Vitit të Ri do të mbahen edhe në një sërë qytetesh të tjera të vendit. Komuna e Bllagoevgradit po përgatit një program të pasur festiv për natën e pritjes së Vitit të Ri. Tradicionalisht, festimi nën qiell të hapur do të fillojë në orën 22:30 në sheshin “Georgi Izmirliev”.
Do të ketë edhe një program muzikor në Varna. Ai do të nisë në orën 22:00 të datës 31 dhjetor dhe do të vazhdojë deri në orën 02:30 të datës 1 janar në Sheshin e Pavarësisë. Në mesin e interpretuesve do të jenë grupi EAST 17, Orlin Pavllov, DEEP ZONE PROJECT, ansambli folklorik "Varna" dhe të tjerë.
Në Burgas do të mblidhen në sheshin “Trojkata” nga ora 22:30 e datës 31 dhjetor. Për Vitin e Ri, për të festuarit do të sigurohen mbi 2500 gota verë dhe po kaq copa byreku me urime.
Në Plovdiv pritja do të bëhet në skenën e sheshit “Stefan Stambollov” përballë ndërtesës së komunës nga ora 22:00 deri në orën 02:00.
Në Tërgovishte, festa nën yje do të jetë në sheshin qendror “Svoboda” nga ora 23:00.
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..
Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..
Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi..
Agjencia Amerikane e Zbatimit të Ligjit për Drogat, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, mbajti një trajnim dy-ditor në vendin tonë për të..