Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan.
Deri në shekullin IV festa e Epifanisë kremtohej së bashku me Lindjen e Krishtit. Më vonë, Kisha vendosi të festonte dy ngjarjet veçmas - Lindjen e Krishtit më 25 dhjetor dhe Pagëzimin e Zotit më 6 janar. Në kujtim të Pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, në Ditën e Jordanit, shenjtërohen të gjitha trupat ujor dhe nëpërmjet tyre, e gjithë natyra ujore e tokës. Në këtë ditë, sipas traditës, shenjtërohen edhe flamujt luftarakë të Ushtrisë Bullgare, në mënyrë që ajo të marrë bekimin dhe mbështetjen e Zotit.
Bekimi i Madh i Ujit, i quajtur gjithashtu Jordanez për shkak të pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, është vetëm dy herë në vit - më 5 dhe 6 janar -përkatësisht në Vodici dhe Epifani. Shërbesa është solemne dhe shenjtërimi i ujit bëhet pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore. Në të dyja ditët, priftërinjtë shenjtërojnë shtëpitë e besimtarëve me ujë të Epifanisë.
Më shumë hollësi për festën mund të mësoni nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e..
Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..
Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë. Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër..