Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shpatet diellore të vendpushimit bullgar të skive "Borovec" ditët e para të 2025

Foto: Kostadin Atanasov

Për shumë njerëz, është një ëndërr të fillojnë vitin e ri mes bukurisë së qetë të një pushimoreje malore të mbuluar me borë.

Vendpushimi i njohur bullgar i skive Borovec, i cili është vetëm një orë me makinë nga kryeqyteti bullgar Sofje, mirëpriti shumë vizitorë në ditët e para të vitit 2025. Aty sezoni i ri dimëror nisi pak ditë para Krishtlindjeve.

Vendpushimi i parë malor në Ballkan - "Borovec" u krijua në 1896. Gjatë muajve të dimrit, mijëra adhurues të skive alpine, snoubordit dhe ski-vrapimit mbërrijnë këtu.

Karta ditore e skive për të rritur kushton 90 leva, për fëmijët - 55 leva, një kartë sezonale skijimi për një të rritur - 1700 leva.

Përveç skijimit, fëmijët këtu mund të shijojnë edhe zonën e veçantë të zbritjes me sajë, si dhe shëtitjet me kalë në shtigjet e mbuluara me borë të pushimores.

Në këtë sezon Borovec pret shumë vizitorë nga Britania e Madhe, Izraeli dhe natyrisht Bullgaria.

Foto: Kostadin Atanasov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kishë unike në Dobërsko tërheq turistët dhe pelegrinët gjatë gjithë vitit

I vendosur në këmbët e malit Rilla, fshati Dobërsko tërheq turistë nga i gjithë vendi gjatë gjithë vitit. Legjenda thotë se disa nga banorët e parë në zonën e vendbanimit të sotëm kanë qenë ushtarët e verbuar të mbretit Samuill ,  të cilët kanë..

botuar më 25-02-17 12.40.MD

Pernik është gati për festivalin dimëror më të zhurmshëm dhe të larmishëm në Evropë - "Surva"

Pernik ndodhet vetëm 35 km në jugperëndim të Sofjes dhe të gjithë e njohin si "qytetin e arit të zi" ose "qyteti i minatorëve". Megjithatë, vitet e fundit, pamja e Pernikut ka ndryshuar dhe ne e lidhim gjithnjë e më shumë qytetin me festën e tij të..

botuar më 25-01-24 6.00.MD

Në mes të bukurisë magjike dimërore të rajonit Kraishteto

Kraishteto është një rajon në Bullgarinë Perëndimore, afër kufirit me Serbinë, i njohur për bukuritë e ruajtura natyrore. Në dekadën e fundit, ky rajon gëzon një interes në rritje në mes të turistëve. E megjithatë këtu mund të endesh për orë të tëra..

botuar më 25-01-17 7.09.MD