Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për shkak të mosdëshirës së DB për të pranuar nominimin e Rosen Zheljazkov nga GERB për kryeministër të ardhshëm. Manoll Genov nga “BSP – E majta e bashkuar” konfirmoi për BNR se në këtë fazë nuk kanë ftesë për vazhdimin e negociatave. Ai theksoi se marrëveshja ishte në finalizim, por ishte nominimi për kryeministër që u bë shkak për ndërprerjen e tyre. GERB dhe ITN refuzuan të komentojnë nëse negociatat po vazhdojnë. Para BNR-së, Asen Vasilev nga PP bëri thirrje që buxheti të mos bëhet peng i negociatave për kabinet.
Lexoni më shumë mbi temën:
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të dhënave nga zyra statistikore evropiane Eurostat. Sipas këtij treguesi, Bullgaria renditet e para me..
Në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rosen Zheljazkov kërkoi që sistemi i paralajmërimit BG-Alert të vihet në funksion brenda 10 ditëve. "10 ditë, kolegë, pas kësaj nuk ka justifikim. Edhe një herë, ne zbulojmë se sistemet e krijuara me..
“I vlerësojmë 100 ditët e para të qeverisjes së kabinetit si të suksesshme dhe deklarojmë mbështetjen tonë për punën e tij gjatë sesionit të ri”, tha Toma Bikov në parlament në emër të grupit parlamentar të GERB-it. Dy votat e mosbesimit kanë nxjerrë..
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për..