Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë 14 janar. Festa Vasilica lidhet me disa legjenda rome për Shën Vasilin, një mbrojtës i romëve, i cili rivendos një urë mbi të cilën ata kalojnë pasi u shkatërrua nga Djalli dhe shpëton romët e mbytur. Detyrimisht në tryezë vendoset mishi i shpendëve - patë, gjel ose pulë. Darka e 13 janarit luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe është e mbushur me simbolikë të pasur.Është e detyrueshme që nga momenti i fillimit të darkës deri në mesnatë, dyert e shtëpisë të mbyllen fort - askush nga familja nuk del jashtë dhe asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë në shtëpi.Familjarët e falin njëri-tjetrin duke i puthur duart njëri-tjetrit. Pas faljes, më të moshuarit (gjyshërit) e thyejnë bukën e ritit më dysh, “për të parë se kush do të ketë fat më të madh këtë vit dhe do të kujdeset për ushqimin e shtëpisë”. Më pas, secili fëmijë thyen një copë nga buka, dhe kafshata e parë nuk hahet, por mbështillet dhe vendoset nën jastëk. Besohet se ajo që njeriu ëndërron atë natë tregon se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm.
Mësoni më tepër nga arkivi ynë:
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..
Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..