Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Zheljazkov: “Arsimi dhe shëndetësia cilësore do të jenë prioritet i qeverisë së re”

Foto: BTA

Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe anëtarësimin në Eurozonë si detyra të tjera të rëndësishme. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri që mbron të drejtat sociale të qytetarëve, sepse vendi është në një krizë politike, në një krizë besimi, sepse qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për mbështetje për shkak të sfidave dhe rreziqeve serioze, për shkak të nevojës për një përgjigje bindëse kushtetuese”, tha Rosen Zheljazkov.

Para fillimit të seancës parlamentare, në të cilën pritet të zgjidhet qeveria e re, deputetët e formacioneve politike të cilët paralajmëruan se do të mbeten në opozitë komentuan situatën. “Ka mjaft njerëz që potencialisht mund të jenë të varur nga Deljan Peevski. Kam frikë se "DPS - Fillim i Ri" mund të luajë rolin e opozitës, por në fakt të jenë në pushtet", tha bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov. “Kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë. Qeveri duhet të ketë, por një qeveri i  “Fillimit të Ri” që vjen së shpejti”, tha nënkryetari i grupit parlamentar të “DPS – Fillimi i Ri” Hamid Hamid. “Katër vjet pas protestave, sot modeli Borisov është rikthyer sërish. Përfaqësues të Deljan Peevskit ka në kabinet; “Ka një popull të tillë” dhe BSP nuk ekzistojnë pas sot”, deklaroi lideri i “Moral, Bashkim, Nder” Radostin Vasilev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Perev

Gjuha e urrejtjes në Shkup çoi në sulm ndaj gazetarit Vllado Perev

Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..

botuar më 25-11-25 10.48.PD
Georg Georgiev

Shkupi duhet t’i përfshijë bullgarët në kushtetutë

Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..

botuar më 25-11-24 9.59.PD
Вьоса Османи

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..

botuar më 25-11-21 8.02.MD