DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për Bullgarinë.
Bashkëpunimi mes DEEP ZONE Project dhe këngëtareve Lidija dhe Bisera daton në këngën e tyre të mëparshme të përbashkët "Diçka më e mirë",  duke kombinuar sërish kërcimin me muzikën origjinale të frymëzuar nga folklori bullgar. Kënga u prit shumë mirë dhe ata vendosën të ketë një vazhdim - kështu lindi "Biljana e bukur". Dian Savov – DJ Dian Solo nga DEEP ZONE Project na tregoi më shumë hollësi:
“Në fakt kënga lindi në festivalin “Pirin Folk” në versionin e saj origjinal si një valle tradicionale bullgare, por shumë melodike dhe me tekst shumë të bukur (nga Hristina Josifova). Me sa e kuptova kjo këngë kishte fituar çmimin e publikut në Pirin Folk. "Kur e dëgjova, mbeta shumë i impresionuar. Telefonova Bisera dhe Lidija për t'u thënë se do të doja shumë të krijonim një version tonin. E mora audion nga Ivan Josifov, i cili është kompozitori i këngës. Punova për rreth dy javë, u dërgova demon e parë - atyre u pëlqeu shumë. Menjëherë vendosëm të realizonim një video, sepse është shumë bukur t'ua përcjellësh brezave folklorin autentik bullgar, të kombinuar me frymën e kohës moderne."
Dian Savov nuk i numëron më këngët nga projekti i tyre BG Etno House – për të, gjëja më e rëndësishme nuk është sasia, por cilësia – të zhvillohen, të sfidojnë veten dhe të krijojnë muzikë edhe më interesante dhe të bukur, duke ruajtur traditat, por me pulsin e kohës moderne.
Aktualisht DEEP ZONE Project është duke punuar në materiale të reja muzikore - projekte inovative që kombinojnë stile të ndryshme. Do të na ofrojë jo vetëm remix-e, por edhe këngë të reja origjinale. Meqenëse këtë vit grupi feston përvjetorin e çerekshekullit, muzikantët duan të shënojnë këtë moment historik në karrierën e tyre me albumin e tyre të parë të dyfishtë vinil që përmban më të mirën e DEEP ZONE Project. Ai do të jetë gati më 14 shkurt dhe do të mbledhë hitet e tyre të krijuara ndër vite - nga fillimi deri në momentin e tanishëm.
Foto:  @DeepZoneProject, Facebook/ DJ Dian Solo
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..