Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shtuar se frekuentimi në objektet e tij përmirëson rezultatet e vitit para pandemisë Covid në 2019.
Turistët kanë treguar një interes më të madh për Kishat Shkëmbore të Ivanovos. Monumenti kulturor dhe historik nën kujdesin e UNESCO-s u vizitua nga mbi 28 mijë njerëz, që është 30% e numrit të përgjithshëm të vizitorëve në objektet e Muzeut të Ruses.
Një tjetër vend i preferuar për turistët në qytetin e Danubit është "Ekomuzeumi me akuarium", i cili është unik në vendin tonë për shkak të akuariumit më të madh të ujërave të ëmbla - 65 tonë, që përfaqëson banorët tipikë të lumit Danub.

Në vitin 2024, Muzeut Historik Rajonal në Ruse iu dha çmimi "Muzeu më i mirë sllav për vitin 2024" në ceremoninë e dhjetë të çmimeve "Zhiva" të Forumit Ndërkombëtar të Kulturave Sllave. Muzeu i Ruses mori çmimin në një konkurrencë me 21 muze nga 14 vende.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: BGNES, Muzeu Historik Rajonal - Ruse
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..