Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është autore e muzikës dhe e tekstit, vetëm për aranzhimin iu drejtua Artur Nadosjan.
Ja çfarë thotë KristinSax për këngën e re "Magjia":
“Gjithçka nis me një vështrim kalimthi nën tingujt e saksofonit. Prania e trëndafilit të kuq (në video) si simboli më sensual, e përforcon emocionin. Le të jetë burri një zotëri dhe zonja një grua e vërtetë. Le ta ruajmë bukurinë në dashuri. “Magjia” është një këngë që tregon për marrëdhënie romantike tashmë të harruara”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Kristin SaxNë Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm"..