Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

| rinovuar më 25-01-23 6.14.MD
3
Foto: BTA

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në Gazë. Huthët argumentuan veprimet e tyre me shenjën e solidaritetit me popullin palestinez, i cili ka rënë viktimë e konfliktit midis organizatës militante palestineze Hamas dhe Izraelit.

Lirimi i bullgarëve u bë i mundur pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Në një konferencë, menjëherë pas mbërritjes së bullgarëve, ministri ynë i jashtëm Georg Georgiev vuri në dukje se ky është një sukses që gjatë gjithë kohës ishte lidhur me idenë e humanizmit. Para kësaj ai shprehu mirënjohjen e palës bullgare për përpjekjet e Sulltanatit të Omanit për lirimin e bullgarëve, si dhe për mbështetjen dhe qëndrimin e mirë gjatë gjithë procesit. Duke folur për agjencinë e lajmeve të Omanit, ministri Georgiev theksoi se kjo iniciativë është shenjë e qartë jo vetëm e bashkëpunimit dhe përpjekjeve diplomatike, por edhe e miqësisë ndërmjet Omanit dhe Bullgarisë.


Nga ana e tij, Kapiteni Çanev dhe ndihmës kapiteni Veselinov shprehën mirënjohjen e tyre për përpjekjet për lirimin e tyre, si dhe për mbështetjen e familjeve të tyre. Ata theksuan se trajtimi i tyre gjatë robërisë ka qenë i mirë, falë marrëdhënieve miqësore mes Bullgarisë dhe Jemenit dhe ata nuk kanë dyshuar për asnjë moment se do të lirohen.


Duke folur për gazetarët në Aeroportin e Sofjes, eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndihmoi në lirimin e dy bullgarëve, theksoi se ky është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme, mbi një vit, të të gjitha institucioneve dhe tregon se kur qytetarët bullgarë janë në situata të rënda diku në botë shteti bullgar është i aftë të mobilizohet dhe të bëjë gjithçka për t'u kthyer në atdhe.


Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Foto: BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Stojanov

Një eurodeputet nga "Vëzrazhdane" qëndroi në krye të "Evropës së Kombeve Sovrane"

Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..

botuar më 25-01-17 3.46.MD
Bojko Borisov

Nga 21 janari, koalicioni qeverisës do të fillojë emërimet e personelit

Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..

botuar më 25-01-17 12.21.MD

Parlamenti ukrainas miratoi blerjen e reaktorëve bërthamorë nga Belene

Parlamenti ukrainas ka miratuar blerjen e dy reaktorëve bërthamorë rusë nga Bullgaria, raporton Euractiv. Komiteti i Energjetikës në Verhovna Rada i ka dhënë dritën jeshile blerjes së dy reaktorëve të vjetër bërthamorë rusë për të zgjeruar centralin atomik..

botuar më 25-01-17 11.03.PD