Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i arkeologut Prof. Dr. Kazimir Popkonstantinov. Autenticiteti i zbulimit në mbetjet e manastirit mesjetar të Shën Joan Pagëzorit është konfirmuar në laboratorë të specializuar në universitetet e Oksfordit dhe Kopenhagës.
Me këtë rast, më 30 janar, në qytetin Vraca, Bullgaria Veriperëndimore, do të mbahet premiera e një filmi dokumentar kushtuar zbulimit të rëndësishëm, me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Kazimir Popkonstantinov. Autori i filmit është Hristo Iliev, i cili përkujtoi para Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA se profesori është një nga historianët, arkeologët, epigrafët dhe teologët më të mëdhenj në Evropë, fitues i çmimit Heder për merita të veçanta ndaj kulturës evropiane, si dhe qytetar nderi i Veliko Tërnovos, Varnës, Sozopoll.
Prof. Popkonstantinov do të jetë i pranishëm në shfaqjen e filmit, së bashku me këngëtarin operistik Hari Draganov, i cili ka krijuar muzikën për filmin. Për 24 vjet Draganov është solist në Operën e Gjenevës.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Shumë qytetarë përfituan nga mundësia për të parë Dorëshkrimin Eninski dhe Triodin e Argirovit, të cilat u ekspozuan sot, më 20 janar, për dy orë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ngjarja u zhvillua me rastin e 1170 vjetorit të..
Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike nderojnë Shën Athanasin e Madh – kryepeshkop të Aleksandrisë dhe luftëtarit kundër Arianizmit - një..
E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..