Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Foto: Facebook/Ambasada Shqiptare në Sofje

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe z. Ervis Taluri.

Ceremonia u hap me fjalët përshëndetëse të ambasadores së Shqipërisë në Sofje, shkëlqesia e saj znj. Inid Milo, e cila vleresoi bashkëpunimin me z. Ivan Anchev dhe z. Ervis Taluri, si dhe përkushtimin e tyre. Ajo theksoi se Dhoma e Tregtisë do të shërbejë si një urë që bashkon idetë, bizneset dhe sipërmarrjet duke ndihmuar në realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike. 

Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri do të luajë një rol të rëndësishëm në fushën e investimeve si dhe mbështetjen e inovacionit në turizëm, energjinë e rinovueshme dhe tregtinë. Falë saj do të forcohet bashkëpunimi brenda komunitetit shqiptar dhe bullgar në fushën e biznesit në një hapësirë unike që lidh edhe diasporën me rrënjët e saj.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës, shkëlqesia e tij z. Haxhi Bajraktari, Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesia e saj znj. Agnesa Rusi Popovska, si dhe diplomatë të tjerë nga trupi diplomatik në Sofje, biznesmenë të njohur shqiptarë dhe bullgarë, drejtues të Universitetit Amerikan në Bullgari, drejtues të Ministrisë se Jashtme të Bullgarisë, anëtarë të diasporës dhe komunitetit shqiptar në Bullgari, studentë shqiptarë, përfaqësues të medias etj. Në këtë ceremoni ishin prezentë gjithashtu edhe z.Tsvetan Simeneov, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bullgarisë, Presidenti i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Bullgari, z. Vladimir Vladimirov, anëtar i Bordit drejtues të Dhomës së Tregëtisë Bullgari-Shqipëri, si dhe shumë personalitete të tjerë.

Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqiperi, e cila do te drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv z. Ervis Taluri dhe z. Ivan Anchev, me Presidente të Bordit znj. Arjeta Puca, është një iniciativë që premton zhvillim, inovacion për komunitetet bullgare dhe shqiptare, dhe është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe të bashkuar.

Foto: Facebook/ Albanian Embassy in Sofia

Publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të ardhurat mesatare të sigurimeve shoqërore arritën në 1882.97 leva (962.25 euro)

Shuma e të ardhurave mesatare të sigurimeve shoqërore për vendin për shtatorin e vitit 2025 është 1882.97 leva (962.25 euro), dhe shuma e të ardhurave mesatare mujore të sigurimeve shoqërore për vendin për periudhën nga 01.10.2024 deri më 30.09.2025..

botuar më 25-11-11 5.56.MD

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..

botuar më 25-11-10 4.03.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD