Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

| rinovuar më 25-01-28 6.23.MD
Alekdandër Kallçev
Foto: BTA

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se “spiranca e rrjedhur” e anijes nuk është pasojë e veprimeve dashakeqe, por e dallgëve të larta gati 3 metra që përmbytën bordin.

Anija bullgare "Vezhen", e cila mbante flamurin maltez, u ndalua në brigjet e Suedisë nën dyshimin për sabotim në Detin Baltik. Ekuipazhi akuzohet për prerjen e qëllimshme të një kablloje me fibra optike nënujore me spirancën e tyre midis Letonisë dhe ishullit suedez të Gotland.

Në një takim në Berlin me kryeministren daneze Mette Frederiksen, kancelari gjerman Olaf Scholz e klasifikoi anijen bullgare si pjesë e flotës ruse në hije. Kapiteni Kallçev nga Kompania Shtetërore e Transportit Detar Bullgar e hodhi poshtë kategorikisht këtë pohim.

Duke folur për Radion Kombëtare Bullgare, zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Inovacionin dhe Kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmet Kibernetike Xhejms Apaturai tha se NATO-ja po monitoron nga afër rastin në Detin Baltik. Apathurai refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje nëse kjo është hera e parë që një anije nga një aleat i NATO-s është përfshirë në një incident të tillë, por vuri në dukje se dëmtime serioze në infrastrukturën kritike ndodhin të paktën një herë në muaj.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se shtetasit bullgarë që janë pjesë e ekuipazhit të anijes “Vezhen” janë tetë persona. Në këtë fazë ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë, ata nuk janë të ndaluar dhe mund të largohen nga anija, por kanë vendosur të qëndrojnë. Ata kanë mundësi të lidhen me familjet e tyre.

Ambasada e Bullgarisë në Stokholm mban kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe institucione të tjera kompetente suedeze.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD