Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar Войс АкАдеми) – një shkollë private për trajnimin gjithëpërfshirës të talenteve të rinj – dhe vazhdon atje, ku ajo punon me profesionistë fillimisht si mësues të saj dhe tani si kolegë të saj, sepse tani ajo vetë jep mësime atje.
Mësimet verore të shkollës muzikore u bënë arsyeja e shfaqjes së këngës së saj "Një dozë realiteti", për të cilën Anabel e shkroi tekstin, ndërsa muzikën e krijoi bashkë me këngëtaren dhe mësuese Petja Dankova. Vasill Vutev e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu aq shumë sa i ofroi të bëjë aranzhimin.
Në këngën “Një dozë realiteti” gjejmë zhanre si Neo-soul, RnB, Pop etj. Anabel pranon se kënga është shumë personale për të. Për frymëzimin dhe idenë ajo thotë:
“Në të flitet për përvojat e mia personale, se si është shumë e lehtë të humbasësh në një botë joreale që ndoshta disi të shpëton nga gjithçka që po ndodh rreth teje. Kjo botë mund të jetë e mrekullueshme, por siç e dimë - ndonjëherë na duhet një dozë realiteti."
“Një dozë realiteti” është kënga e parë e realizuar nga Anabel, por ajo krijon muzikë që në moshën 14-vjeçare, prandaj ka shumë ide muzikore dhe tashmë po shikon drejt projekteve të radhës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Ana SotirovaBesnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para..