Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

$TRUMP DHE $MELANIA - risi, lëvizje politike, ose strategji e biznesit familjar

Foto: Pixabay

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit të këtij projekti, por edhe për ndryshime të mundshme në fushën e financave të decentralizuara /Defi/. Gruaja e tij gjithashtu iu bashkua nismës me kriptomonedhën e saj meme $MELANIA. 


Dhe ndërsa tokenët e Presidentit të SHBA-së dhe Zonjës së tij të Parë po i lëvizin shtresat në fushën e monedhave digjitale, ne natyrshëm i bëmë vetes pyetjen - ku qëndrojmë ne, bullgarët, në botën e financave të decentralizuara dhe a kemi përvojë të mjaftueshme dhe njohuri për të aplikuar në ndonjë ndryshim në këtë fushë?

"Në përgjithësi, në Bullgari kemi tradita kryesisht në minierat e kriptomonedhave – para se gjithash Bitcoin dhe Ethereum. Por përveç kësaj, kemi një nga kompanitë tona të mëdha në fushën e kriptomonedhave. Në të kaluarën, pamë disa sulme ndaj saj, të cilat për mendimin tim janë të pabaza. Ata kanë një biznes mjaft të mirë, që po zhvillohet, po fiton para dhe nuk mund të themi se bëhet fjalë për manipulime, mashtrime apo diçka të tillë – thotë eksperti i kriptovalutave Valentin Mihov dhe vazhdon: – Në Bullgari jemi më shumë në fushën e outsourcing, pra ka ekipe që zhvillojnë softuer në këtë fushë, por shumë pak prodhojnë produktet e tyre. Në këtë drejtim, Serbia zë një pozitë më të madhe nga ne – ata kanë produktet e tyre në kriptosferë që janë jashtëzakonisht të suksesshme. “Për këtë nevojitet arsim dhe më shumë njerëz të interesuar”, thekson Valentin Mihov, duke shtuar se shumë studentë kanë shprehur dëshirën të regjistrohen në programin e ri master në UNWE, i cili do të studiojë kriptovalutat:


Fillimisht ishte ideja që të pranoheshin 20 studentë, por më vonë kuota u rrit në 40 për shkak të interesimit të madh për programin. Për mua ky është një eksperiment dhe më duhet të shoh se si do të zhvillohet”.

Dhe në lidhje me kriptovalutat e lançuara disa ditë më parë nga familja Trump, eksperti Valentin Mihov është i bindur se kartëmonedhat meme – të tilla si $TRUMP dhe $MELANIA – janë një lloj monedhe e centralizuar dhe kjo është një pengesë e madhe për të bërë një fitim. Arsyeja qëndron në burimet bazë që janë në duart e krijuesit të projektit, i cili përcakton zhvillimin e tyre, si dhe çmimet e tyre në treg. Me këtë rast eksperti paralajmëron:


"Unë do t'u rekomandoja njerëzve që t'i shikojnë këto kriptovaluta si një formë bixhozi. Kjo do të thotë se nëse vendosin të investojnë në to, kjo është e barabartë me rrotullimin e një rrote rulete. Nëse bie numri ynë, ne mund të fitojmë, por në realitet ka një shans shumë të madh për të humbur paratë që kemi investuar. Ky lloj kriptomonedha meme janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Nëse njerëzit sapo kanë filluar të investojnë, unë do t'u rekomandoja atyre të përqendrohen në kriptovalutat si Bitcoin, Ethereum dhe Solana, dhe gjithmonë të shmangin projekte si kriptomonedhat meme dhe të tjera, të cilat janë shumë më të rrezikshme në krahasim me kriptovalutat e mëdha."

Foto: Pixabay, BGNES, BTA (arkiv)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare i bën thirrje shtetit të ndjekë një politikë financiare konservatore

Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..

botuar më 25-10-16 1.36.MD

Fatkeqësitë klimatike "gëlltitën" 1% të ekonomisë bullgare në vitin 2025

Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike   që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..

botuar më 25-10-10 3.40.MD

Numri i bullgarëve që marrin pensione nga jashtë shtetit po rritet

Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..

botuar më 25-10-10 10.28.PD