Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e Punës, Migrimin dhe Lëvizshmërinë" në Konfederatën e sindikatave të Pavarura. Ajo shtoi se më së shumti leje u morën nga qytetarët nga Turqia - më shumë se 8000, e ndjekur nga shtetas të Uzbekistanit - afro 8000, Kirgistanit - rreth 5000, Nepalit - 4500, Indisë- rreth 2000 dhe Moldavisë - rreth 1300. Të huajt hynë në tregun bullgar në radhë të parë me një leje të vetme qëndrimi dhe pune. Grupi tjetër janë ata që erdhën për punësim sezonal. Qasja në tregun bullgar të punës, përmes të ashtuquajturës karta blu për personel të kualifikuar, morën vetëm 800 persona.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..